Nga rrafshimi i banesës në Teheran te fotoja e trupit, si u eliminua Lideri Suprem i Iranit

Nga rrafshimi i banesës në Teheran te fotoja e trupit, si u eliminua Lideri Suprem i Iranit

“A mund ta kapim Ajatollahun siç bëmë me Maduron?” – kjo pyetje, sipas raportimeve, mund të ketë qarkulluar në nivelet më të larta të administratës amerikane, ndërsa tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit arritën kulmin. Sipas një vale pretendimesh që shpërthyen në rrjet, selia e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, u godit nga një sulm izraelito-amerikan, duke nxitur spekulime për eliminimin e tij. Në platformën e tij Truth Social, Donald Trump publikoi një deklaratë tronditëse ku pretendonte se “Khamenei është i vdekur”, duke e cilësuar atë si “një nga njerëzit më të këqij në histori”. Pak më vonë, në rrjetin X u shfaq një postim në emër të Khameneit me mesazhin: “Në emër të Aliut, paqja qoftë mbi të”, duke shtuar konfuzionin mbi situatën...