Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Një avokat dhe propagandist pro-Kremlinit, i njohur për mbështetjen e tij ndaj Vladimir Putinit dhe pushtimit rus të Ukrainës, është shtruar papritur në një spital psikiatrik pasi u kthye publikisht kundër presidentit rus. Ilya Remeslo, 42 vjeç, analist televiziv dhe avokat, publikoi këtë javë një seri mesazhesh në platformën Telegram, ku e përshkroi veten si “kriminel lufte, gënjeshtar dhe hajdut” dhe deklaroi se Putini nuk është një president legjitim. Ai parashikoi se një grusht shteti mund ta rrëzonte atë gjatë vitit 2026, duke e cilësuar luftën në Ukrainë si një dështim të plotë me deri në dy milionë viktima. “Putini po bëhet gjithnjë e më i dobët, vit pas viti. Tashmë ka shenja të qarta të një kolapsi të afërt të sistemit,” shkroi Remeslo, duke...