Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?
Sulmi i përbashkët i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, që sipas raportimeve çoi në eliminimin e Ali Khameneit dhe disa drejtuesve të tjerë, solli menjëherë një frikë të vjetër: mos po përsëritet skenari i vitit 2003 në Irak. Shumë e krahasojnë me pushtimin e Irakut nga George W. Bush për rrëzimin e Saddam Husseinit. Një luftë që përfundoi në kaos, me vite dhune dhe me dështimin e projektit për “ndërtim shteti” dhe eksport demokracie. Por këtë herë, thonë analistët, rreziku nuk është ai i një pushtimi të gjatë tokësor. Problemet janë të tjera. Skepticizmi vjen nga tre drejtime. Në Evropë, shumë politikanë paralajmërojnë për “Luftë të Tretë Botërore”, ndërsa disa kujtojnë përplasjen brenda NATO-s në 2003, kur Gjermania e Schröder dhe Franca e Chirac u...
Burimi:
javanews.al