Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Kjo foto, ku pretendohet se shfaqet Jeffrey Epstein në Tel Aviv duke ecur mes truprojave, ka ngjallur reagime të shumta dhe dyshime se ish‑bankieri famëkeq është gjallë. Publikimi i saj ka bërë që miliona përdorues të besojnë se ai nuk u vetëvra në të vërtetë në burg në vitin 2019, siç konfirmon varianti zyrtar, por se ka dalë fshehurazi nga burgu. Megjithatë, sipas verifikimit të BBC, fotoja është tërësisht e gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke mbajtur edhe logon e shërbimit Gemini të Google. Ndërkaq, dosjet reale të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë javën e kaluar kanë sjellë prova tronditëse. Hetuesit federalë, duke shqyrtuar pamjet e natës së vdekjes, vunë re një “figurë portokalli” që ngjitej shkallëve drejt qelisë së Epstein në orën 22:39. Ky detaj...