Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Një sërë fluturimesh janë anuluar në Lindjen e Mesme pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Lufthansa ka anuluar fluturimet për në dhe nga Dubai, Tel Aviv, Bejrut në Liban dhe Muskat në Oman këtë fundjavë. Wizz Air i Hungarisë ka pezulluar të gjitha fluturimet për në dhe nga Izraeli, Dubai dhe Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Amman në Jordani, me efekt të menjëhershëm deri më 7 mars. Air France-KLM ka anuluar fluturimet për në Tel Aviv. Oman Air ka pezulluar të gjitha fluturimet për në Iran dhe Izrael, si dhe për në Kuvajt, ndërsa Izraeli ka anuluar të gjitha fluturimet civile dhe ka mbyllur hapësirën e tij ajrore. Katari, Iraku, Kuvajti dhe Bahreini gjithashtu kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore.ITA...