Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Pas urdhrit për grumbullimin më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme që nga fillimi i Luftës në Irak, presidenti amerikan Donald Trump ndodhet përballë një vendimi të rëndësishëm për Iranin. CNN duke cituar burime pranë administratës Trump, raporton se opsionet e tij variojnë nga vazhdimi i diplomacisë deri te një ndërhyrje e gjerë ushtarake që mund të synojë rrëzimin e regjimit iranian. Vetë Trump ka deklaruar në rrjetin e tij social, Truth Social, se preferon një marrëveshje, por paralajmëroi se në mungesë të saj “do të jetë një ditë shumë e keqe për atë vend”. Opsioni 1: T’i jepet kohë diplomacisë Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë thonë se presidenti preferon një marrëveshje që shmang përplasjen ushtarake. I dërguari i posaçëm Steve...