Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

SHBA-të kanë përdorur një pjesë të arsenalit të tyre më të avancuar ushtarak në sulmet ndaj Iranit, duke mobilizuar forcën më të madhe në Lindjen e Mesme në dekada. Pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të ishin “të përgatitura dhe të ngarkuara”, Uashingtoni ndërmori sulme të drejtpërdrejta në bashkërendim me Izraelin. Sipas njoftimeve, operacioni çoi në vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit. Komanda Qendrore e SHBA-së, (CENTCOM), publikoi listën e armëve të përdorura deri tani në përballjen me Iranin. Arsenali i armëve të përdorura: Bombarduesit e fshehtë B-2 Spirit, avionë strategjikë të padukshëm për radarët, të aftë për të goditur objektiva thellë në territor armik.Raketa sulmi tokësor Tomahawk, të lëshuara nga anijet luftarake amerikane. Një prej tyre u qëllua nga shkatërruesi USS Thomas...