New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

Mbrëmjen e të shtunës, ndërsa Zv. Presidenti JD Vance u ngjit në podium në Pakistan për të deklaruar se nuk ishte arritur një marrëveshje për fundin e luftës në Iran, Presidenti Trump gjendej në Miami duke parë një ndeshje të UFC. Trump kaloi disa orë në praninë e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio; disa prej fëmijëve të tij; disa zyrtarë  të UFC; Sergio Gor; Ambasadorit amerikan në Indi; reperit Vanilla Ice; ish zv. Drejtorit të FBI, Dan Bongino dhe podcaster-it Joe Rogan. Ndonëse i rrethuar me njerëz, Z. Trump ishte një figurë disi e izoluar. Njerëzit lëviznin rreth e rrotull tij, duke përditësuar, dhe duke u larguar sërish. Pjesën më të madhe të kohës, Z. Trump qëndroi duke parë se si gjaku dhe pështyma shpërthenin...