Netanyahu paralajmëron Iranin: Do të bëni gabimin më të madh nëse sulmoni Izraelin

Netanyahu paralajmëron Iranin: Do të bëni gabimin më të madh nëse sulmoni Izraelin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi për pasoja të rënda në rast të një sulmi nga Iran, gjatë një fjalimi në Knesset. “Nëse Irani bën gabimin më të madh në historinë e tij dhe sulmon shtetin e Izraelit, ne do të përgjigjemi me një forcë që ata as nuk mund ta imagjinojnë”, deklaroi Netanyahu. Ai theksoi se vendi po kalon ditë komplekse dhe sfiduese, duke shtuar se situata mbetet e paparashikueshme “Askush nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja”, u shpreh kryeministri. Netanyahu nënvizoi gjithashtu se, sipas tij, gjatë dy viteve e gjysmë të fundit Izraeli ka arritur të shmangë kërcënime të shumta ndaj qytetarëve të tij. “Izraeli nuk ka qenë kurrë më i fortë se sot dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara të...