Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij do të vijojë operacionet ushtarake “me gjithë forcën” deri në eliminimin e kërcënimit dhe arritjen e objektivave të luftës. Reagimi i tij vjen pas vrasjes së dy zyrtarëve të lartë iranianë: Majid Khadami, kreu i departamentit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, dhe Athar Bakri, komandant i Degës 840 të Forcës Quds. Në një postim në rrjetin social X, Netanyahu theksoi se Izraeli do të veprojë me vendosmëri ndaj çdo individi apo strukture që, sipas tij, kërcënon sigurinë e vendit. “Ata që punojnë për të vrarë qytetarët tanë dhe që drejtojnë terror kundër Shtetit të Izraelit, gjaku i tyre është mbi kokat e tyre. Ne veprojmë me forcë dhe vendosmëri kundër kujtdo që përpiqet të...
Burimi:
javanews.al