Netanyahu: Nuk do të lejojmë që regjimi vrasës i Iranit të kërcënojë njerëzimin

Netanyahu: Nuk do të lejojmë që regjimi vrasës i Iranit të kërcënojë njerëzimin

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, iu drejtua qytetarëve të vendit pas fillimit të operacionit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Iranit. Ai theksoi rrezikun ekzistencial që sipas tij përbën regjimi Iranian dhe bëri thirrje për një revoltë të popullit iranian kundër qeverisë së tyre. Në mesazhin e tij, Netanyahu u kërkoi izraelitëve të tregojnë unitet, durim dhe guxim gjatë operacionit, i cili është quajtur “Ulërima e Luanit”. “Vëllezër dhe motra, qytetarë të Izraelit, së fundmi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion për të përballuar kërcënimin ekzistencial që përfaqëson regjimi terrorist në Iran.Falënderoj mikun tonë të madh, Presidentin Donald Trump. Për 47 vjet, regjimi i Ajatollahëve ka thirrur ‘Vdekje Izraelit’, ‘Vdekje Amerikës’, ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë...