Netanyahu konfirmon sulmet e përbashkëta SHBA–Izrael ndaj Iranit: Po eliminojmë kërcënimin ekzistencial
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët ushtarak kundër Iranit, me synimin, sipas tij, për të eliminuar “kërcënimin ekzistencial” që paraqet regjimi iranian. Në një deklaratë publike, Netanyahu falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump, për atë që e cilësoi si “udhëheqje historike”. Ai akuzoi regjimin iranian se prej 47 vitesh ka bërë thirrje për “vdekje për Izraelin” dhe “vdekje për Amerikën”, duke shtuar se Teherani ka derdhur gjak izraelit, ka vrarë qytetarë amerikanë dhe ka ushtruar dhunë ndaj popullit të vet. Sipas kryeministrit izraelit, regjimi iranian nuk duhet të pajiset me armë bërthamore, pasi sipas tij, kjo do t’i jepte mundësinë të kërcënojë mbarë njerëzimin. Netanyahu deklaroi se veprimi i përbashkët synon...
Burimi:
vizionplus.tv