Netanyahu: Izraeli po ia thyen kockat regjimit iranian

Netanyahu: Izraeli po ia thyen kockat regjimit iranian

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur për luftën me Iranin, duke thënë se veprimi ushtarak i Izraelit po i “thyen kockat”. Ai thotë se qëllimi i Izraelit është të çlirojë popullin iranian nga “tirania” e regjimit aktual, por thotë se “në fund të fundit varet nga ata”. “Nuk ka dyshim se nëpërmjet veprimeve të ndërmarra deri më tani, po ua thyejmë kockat dhe jemi ende aktivë”, thotë Netanyahu. Ai shtoi se ofensiva e ndërmarrë deri tani ka sjellë rezultate të rëndësishme për Izraelin dhe aleatët e tij.“Nuk kemi mbaruar ende”, shtoi kryeministri izraelit. Deklarata vjen në një moment kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit vijojnë të mbeten të larta pas sulmeve të fundit ushtarake të ndërmarra së bashku me Shtetet e Bashkuara. Prime Minister Benjamin...