Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Netanyahu do informojë Trumpin për programin raketor të Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të informohet nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu se çdo zgjerim i programit iranian të raketave balistike përbën një kërcënim serioz, që mund të kërkojë veprim të menjëhershëm. Lajmi është raportuar të shtunën nga NBC News, duke cituar burime të njohura me çështjen. Sipas medias amerikane, zyrtarë izraelitë po shprehin shqetësim në rritje se Irani po zgjeron prodhimin e raketave balistike, pavarësisht se ky program kishte pësuar dëme nga sulmet ushtarake izraelite më herët gjatë këtij viti. Burime të njohura me planet dhe ish-zyrtarë amerikanë bëjnë të ditur se Izraeli po përgatitet të informojë presidentin Trump për opsione të mundshme të një sulmi të ri. Të njëjtat burime thonë se autoritetet izraelite dyshojnë gjithashtu se Irani po rindërton objekte të...