Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përjashton Spanjën nga bordi ndërkombëtar i mbikëqyrjes së armëpushimit në Rripin e Gazës. Netanjahu tha se Spanja është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit. Në një hap të paprecedent diplomatik, Izraeli përjashtoi përfaqësuesit e Spanjës nga organi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza, që njihet si Qendra për Koordinim Civilo-Ushtarak. Vendimin e bëri të ditur kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin X, ku akuzoi Spanjën për hipokrizi dhe armiqësi ndaj Izraelit. “Spanja ka shpifur ndaj heronjve tanë, ushtarëve të ushtrisë më morale në botë. Ndaj, kam udhëzuar sot largimin e tyre nga qendra koordinuese, pasi Madridi ka zgjedhur vazhdimisht të rreshtohet kundër Izraelit.” Tensionet në marrëdhëniet mes dy vendeve kanë arritur kulmin pasi qeveria e Pedro Sanchezit mbylli...
Burimi:
javanews.al