Negociatat/ SHBA-Ukrainë pritet të takohen nesër në Gjenevë
Kryenegociatori i Ukrainës Rustem Umerov do të takohet nesër në Gjenevë me të dërguarin amerikan Steve Witkoff. Lajmi u konfirmua nga Kievi zyrtar, në prag të bisedimeve të reja trepalëshe me Rusinë që pritet të mbahen në fillim të marsit. “Nesër ai do të takohet me negociatorët amerikanë Uitkoff dhe Jared Kushner”, deklaroi Zelensky në një bisedë me një grup gazetarësh. Ai shtoi se takimi është pjesë e përgatitjeve për një takim trepalësh me Rusinë, që besojmë se do të zhvillohet në fillim të marsit. Takimi i nesërm do të mbahet në Gjenevë, ku javët e fundit ka pritur bisedime me zyrtarë rusë, ukrainas dhe amerikanë. Çështje në rendin e ditës të enjten, do të jenë edhe shkëmbimet e robërve të luftës dhe një paketë prosperiteti për rindërtimin...
Burimi:
opinion.al