Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Negociatat për paqen/ Zelensky i bindur: Trump është i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikimin e nevojshëm për ta detyruar Rusinë të ndalë luftën, në një kohë kur përfaqësues të Moskës dhe Kievit pritet të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Majami. “Unë besoj se SHBA-ja dhe Presidenti Trump e kanë këtë fuqi. Nuk mendoj se duhet të kërkojmë alternativa të tjera përveç Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Zelensky, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili sugjeroi se Europa duhet të nisë dialog të drejtpërdrejtë me Rusinë nëse përpjekjet e Uashingtonit dështojnë. Zelensky bëri të ditur se Ukraina është e gatshme të mbështesë iniciativën amerikane për bisedime trekëndëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së, nëse një...