Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina dhe SHBA-ja kanë rënë dakord për një takim të nivelit më të lartë me presidentin Donald Trump “në të ardhmen e afërt”. “Nuk po humbasim asnjë ditë. Kemi rënë dakord për një takim të nivelit të lartë – me presidentin Trump së shpejti. Shumë gjëra mund të vendosen para vitit të ri”, shkroi Zelensky në X. Kjo deklaratë vjen pas një bisede telefonike gati njëorëshe më 25 dhjetor me të dërguarit special të Trumpit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ku u diskutuan detaje thelbësore të bisedimeve për paqe. Zelensky theksoi se po punohet 24/7 për t’i dhënë fund luftës brutale ruse kundër Ukrainës, dhe se disa dokumente janë pothuajse gati, por ka ende punë për çështjet sensitive....
Burimi:
javanews.al