Në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit, publikohen pamje nga kompleksi i shkatërruar i Khamenei-t
Christiaan Triebert nga The New York Times, i specializuar në verifikimin me burime të hapura dhe analizën e gjeolokacionit, ka publikuar në “X” një imazh satelitor të rezidencës zyrtare të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në Teheran, ku shihen disa ndërtesa të rrafshuara me tokën. Më herët u raportua se vala e parë e sulmeve amerikane dhe izraelite më 28 shkurt kishte në shënjestër disa zyrtarë të lartë të Republikës Islamike, përfshirë Khamenein dhe presidentin Masud Pezeshkian. Megjithatë, agjencitë iraniane të lajmeve kanë raportuar se Pezeshkian, shefi i gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi “gëzojnë shëndet të mirë”. Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet “kërcënimi nga regjimi iranian”....
Burimi:
ntv.al