Në krye të operacioneve anti-emigracion në SHBA, kush është agjenti italo-amerikan Greg Bovino

Në krye të operacioneve anti-emigracion në SHBA, kush është agjenti italo-amerikan Greg Bovino

Greg Bovino, shefi 55-vjeçar i Policisë Kufitare amerikane, është vënë në krye të operacioneve më të ashpra kundër emigrantëve pa dokumente në disa qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e administratës së presidentit Donald Trump, kundër emigracionit. Bovino, me origjinë nga jugu i Italisë, është bërë ‘fytyra publike’ e aksioneve të zhvilluara në Los Angeles, Chicago, Charlotte, New Orleans dhe së fundmi në Minneapolis, ku operacionet e tij janë shoqëruar me përdorim force, arrestime të shumta dhe protesta qytetare. Në disa raste janë raportuar arrestime të familjeve dhe të miturve pa precedentë penalë, si dhe përdorim i sprejit dhe mjeteve të tjera për shpërndarjen e protestuesve. Operacionet kanë pasur emra simbolikë dhe spektakolarë si “Trojan Horse”, “Midnight Blitz”, “Swamp Sweep” dhe “Metro...