Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme
Një aktivitet festiv për pashkët në veri të Gjermanisë përfundoi në tragjedi, pasi një lis rreth 30 metra i lartë u rrëzua si pasojë e erërave të forta, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, mes tyre një foshnjë 10-muajshe. Ngjarja ndodhi pranë zonës Satrupholm, në landin Schleswig-Holstein, ku rreth 50 persona po merrnin pjesë në një aktivitet për kërkimin e vezëve të Pashkëve, i organizuar nga një qendër sociale për nëna të reja, gra shtatzëna dhe fëmijë. Sipas policisë, pema u rrëzua papritur rreth orës 11:00 dhe zuri poshtë katër persona. Një grua 21-vjeçare dhe një vajzë 16-vjeçare humbën jetën në vendngjarje, ndërsa foshnja 10-muajshe, vajza e 21-vjeçares, ndërroi jetë më vonë në spital. Një 18-vjeçare tjetër mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me...
Burimi:
javanews.al