Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në orët e para të mëngjesit të sotëm të datës 23 shkurt, saktësisht në 06:10, në pikëkalimin kufitar Bllacë, është paraqitur ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është ndaluar nga autoritetet dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme. Lajmi është konfirmuar nga burime të televizionit Alsat. Sipas informacioneve zyrtare, ndalimi i tij vjen në kuadër të një hetimi të gjerë që po zhvillohet lidhur me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të ligjit për prokurim publik. Rasti ka të bëjë me mënyrën e funksionimit dhe me kontratat e lidhura nga Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se janë marrë vendime që kanë shkaktuar pasoja të rënda financiare. Autoritetet e RMV pretendojnë se përmes procedurave të kontestuara...