“Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata s’do bëjnë të njëjtën gjë për ne!” Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA do të jetë gjithnjë aty për NATO-n, edhe nëse vendet aleate nuk do të vendosen në ndihmë të SHBA-ve. Presidenti amerikan tha se pa impaktin e tij, “Rusia do ta kishte marrë të gjithë Ukrainën tani”. Dëshira e Trump për të blerë Groenlandën nga Danimarka ka çuar në tensione midis SHBA-së dhe anëtarëve evropianë të NATO-s këtë javë, me kryeministren daneze që madje paralajmëroi se veprimi i SHBA-së për të marrë Groenlandën do të thoshte fundi i aleancës. “Unë i vetëm i dhashë fund 8 luftërave dhe Norvegjia, një anëtare e NATO-s, zgjodhi në mënyrë të pamend të mos më jepte Çmimin Nobel për Paqen. Por kjo nuk ka rëndësi! Ajo që ka rëndësi është se unë...
Burimi:
javanews.al