Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar Kristi Noem si Sekretaren e Sigurisë Kombëtare dhe ka emëruar në këtë post senatorin republikan, Markwayne Mullin. Mullin do të marrë detyrën e re në fund të muajit mars. Trump falënderoi Noem për punën e saj në krye të institucionit, duke theksuar se ajo “ka shërbyer mirë dhe ka arritur rezultate të shumta dhe spektakolare”. Ai njoftoi se Noem do të kalojë në një rol të ri diplomatik si e dërguar speciale për iniciativën e re të sigurisë të quajtur “The Shield of the Americas”, një projekt që presidenti tha se synon forcimin e bashkëpunimit të sigurisë në hemisferën perëndimore. Në njoftimin e tij, Trump vlerësoi senatorin Mullin për përfaqësimin e shtetit të Oklahoma dhe e...