Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Një nga krenaritë më të mëdha të marinës amerikane, aeroplanmbajtësja bërthamore USS Gerald R. Ford, po përballet me një problem të pazakontë, por serioz: sistemi i tualeteve në bord nuk funksionon siç duhet. Anija, e cila ka kushtuar mbi 13 miliardë dollarë dhe është 337 metra e gjatë, po has vështirësi të vazhdueshme me sistemin e kanalizimeve, duke krijuar shqetësime për rreth 4.600 personat që jetojnë dhe punojnë në të. Problemi teknik Defekti lidhet me sistemin e quajtur VCHT (Vacuum Collection, Holding and Transfer), i cili përdor presionin për të mbledhur dhe transportuar mbetjet. Sipas raportimeve, sistemi është projektuar në mënyrë të gabuar dhe nuk përballon ngarkesën e madhe. Përveç kësaj, në tualete janë gjetur shpesh objekte të papërshtatshme si rroba, vegla pune dhe materiale...