Ndihmësi i Trump: Askush nuk do të luftonte me SHBA-në për Groenlandën

Ndihmësi i Trump: Askush nuk do të luftonte me SHBA-në për Groenlandën

Një nga ndihmësit më me ndikim të Donald Trump ka thënë se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e SHBA-së për të mbrojtur NATO-n dhe Arktikun. I pyetur në një intervistë me CNN për të konfirmuar nëse SHBA-të do të përjashtonin përdorimin e forcës për të aneksuar rajonin gjysmë-autonom të Danimarkës, anëtare e NATO-s, Stephen Miller tha, “askush nuk do të luftojë me SHBA-në për të ardhmen e Groenlandës”. Të dielën, Trump përsëriti këmbënguljen e tij se SHBA-të “kanë nevojë” për Groenlandën – me habinë e kryeministres daneze Mette Frederiksen, e cila tha se një sulm nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s. Gjashtë aleatë evropianë u mblodhën në mbështetje të Danimarkës me një deklaratë të përbashkët të martën. “Groenlanda i përket popullit të saj...