Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan
Një milionë euro është shuma që autoritetet gjermane kanë ofruar si shpërblim për informacionet që mund të çojnë në arrestimin e militantëve të ekstremit të majtë që dyshohet se shkaktuan një ndërprerje masive të energjisë elektrike që la 45 mijë banesa dhe 2200 biznese pa energji për gati një javë në jugperëndim të Berlinit. Policia është vënë në ndjekje të anëtarëve të grupit të ekstremit të majtë Vullkan, të cilët përmes disa deklaratave online, pretenduan se ishin autorët e ndërprerjes së furnizimit me energji në fillim të janarit. Sipas agjencisë gjermane të inteligjencës brendshme BfV grupi Vullkan është aktiv që nga viti 2011 dhe besohet se është autor i disa rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme në dhe rreth Berlinit. I njëjti grup pretendoi se ishte...
Burimi:
javanews.al