Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim
Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm, kështu kanë deklaruar ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve në një deklaratë të përbashkët. Siç shkruan BBC, të dyja palët kanë rënë dakord të ngrijnë vijat e frontit aty ku ndodhen aktualisht dhe t’u lejojnë civilëve që jetojnë në zonat kufitare të kthehen në shtëpi, duke ndalur gati tre javë përleshje intensive ku dhjetëra persona janë vrarë dhe gati një milion janë zhvendosur. Armëpushimi hyri në fuqi në mesditë sipas orës lokale të shtunën. Në deklaratë thuhet se pasi armëpushimi të ketë qenë në fuqi për 72 orë, 18 ushtarë kamboxhianë të mbajtur nga Tajlanda që prej korrikut do të lirohen. Ky përparim erdhi pas ditësh bisedimesh mes dy vendeve, me nxitje diplomatike nga...