Ndahet nga jeta filozofi gjerman, Juergen Habermas
Jurgen Habermas, filozof dhe sociolog gjerman me famë botërore, është ndarë sot nga jeta në moshën 96 vjeçare në qytetin Starnberg pranë Mynihut, ku jetonte që nga viti 1971. Një nga mendimtarët më me ndikim të shekullit të 20-të, ai ishte aktiv deri në vitet e tij të fundit dhe ishte një nga të paktët intelektualë publikë në Gjermani që mbante rregullisht qëndrim mbi çështjet politike. Ai mbrojti bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ku theksoi se argumenton se askush nuk ka të drejtë t’i braktisë viktimat e t’i lërë te xhelatët e tyre. “Kur nuk ka rrugë tjetër fqinjët demokratikë duhet të ndërhyjnë për ndihmë emergjence e legjitimizuar nga e drejta ndërkombëtare”, kishte deklaruar Habermas për “Die Zeit”, në prill të 1999-ës....
Burimi:
vizionplus.tv