Ndahen çmimet Bafta 2026-të, “One Battle After Another” rrëmben gjashtë trofe, Robert Aramayo aktori më i mirë

Ndahen çmimet Bafta 2026-të, “One Battle After Another” rrëmben gjashtë trofe, Robert Aramayo aktori më i mirë

Filmi “One battle after another ” triumfoi në ceremoninë e Çmimeve “Bafta 2026”,duke rrëmbyer gjashtë çmime, nga 14 nominime gjithsej. Prodhimi kinematografik i zhanrit të Trillerit aksion me ngarkesë politike, tregon historinë e persekutimit të ish-revolucionarëve nga supremacistët e bardhë në Shtetet e Bashkuara. Regjia më e mirë shkoi për Paul Thomas Anderson, i po të njëjtit prodhim, ku dalloi qasja e tij origjinale dhe përpjekja për të pasqyruar sfida shoqërore të rëndësishme. Çmimi për aktorin më të mirë shkoi për aktorin britanik Robert Aramayo për performancën e tij në filmin “I Swear”, një dramë biografike nga Kirk Jones bazuar në historinë e vërtetë të një skocezi që vuan nga sindroma Tourette. Ndërsa aktorja më e mirë u vlerësua Jessie Buckley, për rolin e saj...