NATO nis misionin Roja e Arktikut
NATO-ja e ka nisur zyrtarisht misionin Roja e Arktikut, me qëllim që të përmirësojë pozicionin ushtarak të aleancës në rajonin e Arktikut. Kjo lëvizje vjen pas tensioneve të fundit mes aleatëve të NATO-s, Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara, lidhur me të ardhmen politike të Grenlandës. Kur u përmend për herë të parë muajin e kaluar, disa diplomatë i thanë Radios Evropa e Lirë se një mision i mundshëm në Arktik mund të ishte një rrugëdalje nga një krizë në rritje. Pas një takimi ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, muajin e kaluar në Davos të Zvicrës, u ra dakord që NATO-ja të luajë një rol më të madh rreth Grenlandës, për të zmbrapsur ndërhyrjet e mundshme kineze...
Burimi:
opinion.al