NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

Një incident i rëndë sigurie ka tronditur së fundmi skajin jugor të ishullit të Qipros, duke vënë në gatishmëri të lartë forcat e NATO-s në rajon. Një dron goditi bazën ajrore britanike, duke rikthyer vëmendjen te pozicioni delikat gjeopolitik i ishullit në mes të konflikteve të Lindjes së Mesme. Për të kuptuar gjendjen reale në terren, Mastershefi i njohur shqiptar, Ravajol Hasani, i vlerësuar me çmime ndërkombëtare si “Kapela e Artë” dhe i renditur ndër 150 shefat më të mirë në botë, ndau dëshminë e tij nga Nikosia në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana. Hasani, i cili ka gatuar për personazhe botërorë si Rihanna dhe Justin Trudeau, përshkroi momentet e panikut kur sistemet mbrojtëse u aktivizuan në mesnatë....