NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, iu bashkua Grupit Evropian të Pesë (E5) në Krakov të Polonisë. Në takim u diskutuan përpjekjet për forcimin e sigurisë euro-atlantike, parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s, kërcënimet hibride si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian. Shekerinska theksoi se Aleanca e NATO-s mbetet themeli i sigurisë evropiane. Ajo vlerësoi angazhimin e E5-s për forcimin e sigurisë transatlantike përmes rritjes së investimeve dhe prodhimit në mbrojtje, në përputhje me zotimet e marra në samitin e NATO-s në Hagë vitin e kaluar. “Sa më i fortë të bëhet çdo aleat, aq më i fortë do të jetë NATO-ja”, deklaroi zëvendëssekretarja e Përgjithshme. Gjatë bisedimeve...