Nato dërgon trupa në Groenlandë, Trump këmbëngul së marrja ishullit është vendimtare për sigurinë e SHBA

Nato dërgon trupa në Groenlandë, Trump këmbëngul së marrja ishullit është vendimtare për sigurinë e SHBA

Ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të kërcënojë se synon të marrë kontrollin mbi Groenlandën, aleatët e NATO-s kanë dërguar një numër të vogël trupash në ishull. Duke nisur nga e enjtja, vendet evropiane, mes të cilave Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe të tjera, vendosën ushtarët e parë në ishull me mision vëzhgimi dhe simbolik mbështetjeje. Numri i përgjithshëm i trupave që do të vendosen në Groenlandë pritet të rritet, ndërsa kohëzgjatja e operacionit nuk bëhet e ditur. Qëllimi kryesor është të përcaktohet se si mund të duket një vendosje më e qëndrueshme tokësore në Groenlandë, për të siguruar SHBA-në se anëtarët evropianë të NATO-s e marrin seriozisht sigurinë e Arktikut. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, theksoi këtë të premte se mbrojtja e Groenlandës është...