Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

Shpërthime masive goditën disa vende në Teheran gjatë natës duke u gdhirë e premtja, duke përfshirë zonat e banuara dhe rrethinat e Universitetit të Teheranit, ndërsa lufta hyri në ditën e saj të shtatë. Izraeli po ashtu ka përqendruar vëmendjen në Liban, ku ka goditur pozicionet e Hezbollahut. Sipas forcave mbrojtëse të Izraelit, Beiruti u sulmua 26 herë dhe një prej shënjestrave ishte edhe Këshilli Ekzekutiv i grupit militant Hezbollah. Ndërkohë, forcat amerikane njoftuan se kanë fundosur një transportuese dronësh iranianë, teksa gjenerali i Komandës Qendrore ka deklaruar se nuk do të ndalen deri sa të eliminojnë plotësisht marinën detare të Iranit. Nga ana tjeter presidenti Trump deklaroi se florta iraniane është e shkatërruar. “Ata nuk kanë më flotë detare, nuk kanë më forcë ajrore,...