Nafta/ Trump ultimatum Kubës: Marrëveshje ose krizë humanitare

Nafta/ Trump ultimatum Kubës: Marrëveshje ose krizë humanitare

Autoritetet kubane do të duhet të arrijnë një marrëveshje me Uashingtonin nëse duan të shmangin një krizë humanitare, paralajmëroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump Më herët këtë javë, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur tarifa për mallrat nga çdo vend që shet naftë në Kubë, duke forcuar më tej një embargo kundër kombit të Karaibeve që daton që nga vitet 1960. Ky veprim vjen pas arrestimit të Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro nga Uashingtoni muajin e kaluar, teksa vendi i tij kishte shërbyer si burimi kryesor i naftës për Havanën. Meksika kishte rritur furnizimet me naftë në Kubë në javët e fundit, ndërsa presidentja Claudia Sheinbaum paralajmëroi të premten se urdhri i presidentit amerikan mund të “shkaktojë një krizë humanitare në shkallë të gjerë,...