Nafta ruse në Mesdhe/ Macron: Synojnë të financojnë luftën e Moskës
Marina franceze ka ndaluar një tanker nafte në Mesdheun Perëndimor, i cili sipas presidentit Emmanuel Macron i përkiste “flotës hije” të Rusisë – një rrjet anijesh që lejon Moskën të eksportojë naftë pavarësisht sanksioneve perëndimore. Sipas autoriteteve lokale, anija me flamur të Mozambikut, e quajtur Deyna, dyshohet se po lëvizte me flamur të rremë dhe ishte nisur nga porti rus i Murmanskit. Operacioni u krye në bashkëpunim me aleatët britanikë, tha prefektura franceze e Mesdheut. Rusia nuk ka komentuar për sekuestrimin e tankerit, por më parë e ka cilësuar kapjen e anijeve të saj ose të ngarkesave të saj si një akt piraterie. Sipas kërkesës së prokurorit, anija u shoqërua në një pikë ankorimi për inspektim të mëtejshëm. “Këto anije, që shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe...
Burimi:
ntv.al