Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

Çmimet e naftës u rritën përsëri mbi 100 dollarë për fuçi teksa tregjet e energjisë u rihapën në Azi këtë të hënë, pasi bisedimet mes SHBA-ve dhe Iranit përfunduan pa një marrëveshje të re dhe presidenti Donald Trump tha se do të bllokojë portet iraniane. BBC shkruan se çmimi i naftës Brent, u rrit me 7.3% në 102.30 dollarë, ndërsa West Texas Intermediate u rrit me 8.7% në 104.94 dollarë. Dështimi i negociatave gjatë fundjavës ka shtuar shqetësimet se kriza globale e energjisë do të thellohet. Çmimi i naftës ra ndjeshëm nën 100 dollarë të mërkurën e kaluar pasi Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord për një armëpushim dyjavor me kushte, që përfshinte hapjen e ngushticës së Hormuzit, rrugë ujore kyçe e tregtisë. Ngushtica, përmes së cilës...