Nafta mbi 100 dollarë për fuçi/ Trump ndez debat për luftën me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë deklarata të paqarta dhe kontradiktore lidhur me luftën mes Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit duke mos sqaruar se kur mund të përfundojë ndërhyrja më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme në vite. Gjatë një konference për shtyp në Florida, Trump tha se lufta është “pak a shumë e përfunduar”, por në të njëjtën kohë shtoi se operacionet mund të vazhdojnë. “Ne kemi fituar në shumë mënyra, por nuk kemi fituar mjaftueshëm”, deklaroi ai para aleatëve republikanë. Deklaratat e presidentit erdhën në një moment kur çmimet globale të naftës janë rritur mbi 100 dollarë për fuçi dhe aleatët në Lindjen e Mesme druhen nga përshkallëzimi i konfliktit, shkruan “The Guardian”. Në një paraqitje 35-minutëshe, Trump shmangu detajet specifike për të theksuar...
Burimi:
ntv.al