Nafta “kapërcen” mbi 100 dollarë, sulmohen anijet cisterna në Gji, bllokadë në Ngushticën e Hormuzit
Tre anije tregtare janë përfshirë nga flakët në ujërat e Gjirit Persik. Dy prej tyre ishin cisterna pranë brigjeve të Irakut, ndërsa një anije kontejnerësh u sulmua pranë Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas raportimeve paraprake, mjetet detare u goditën nga anije iraniane që dyshohet se mbanin eksploziv. Si pasojë e sulmeve, një anëtar i ekuipazhit humbi jetën. Pas incidenteve, autoritetet irakiane vendosën mbylljen e plotë të porteve të vendit, ndërsa ekuipazhet e evakuuara nga anijet janë tashmë të sigurt. Situata ka tensionuar edhe më shumë trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik, ku qarkullimi i anijeve është pothuajse i paralizuar. Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi se çdo mjet detar që kalon përmes ngushticës mund të bëhet objektiv i sulmeve. Përshkallëzimi i situatës...
Burimi:
vizionplus.tv