Nafta/ Çmimi në bursa arrin mbi 110 dollarë për fuçi

Nafta/ Çmimi në bursa arrin mbi 110 dollarë për fuçi

Nafta ka arritur çmime rekord duke u shitur me 112 -115 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare. Shtrenjtimi i menjëhershëm erdhi pasi mediat iraniane raportuan për një sulm ajror që goditi një objekt në fushën më të madhe të gazit natyror në botë. Veprimi pasoi paralajmërimin e Teheranit për sulmin ndaj objekteve energjetike në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Izraeli bombardoi një strukturë të përpunimit të gazit natyror në Iran. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 112 dollarë për fuçi në tregtinë e së enjtes herët në Azi, më shumë se 5% më i lartë se çmimet e së martës. Ekspertët thonë se përpjekjet e mëparshme të udhëheqësve botërorë për të lehtësuar presionet e çmimeve, përfshirë një çlirim të paprecedentë...