Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Gazetari shqiptar në Itali, Leonard Berberi, ka bërë një analizë në Corriere della Sera, ku tregon sesi qytetarët duhet të veprojnë me udhëtimet e tyre, teksa kriza e karburanteve për avionët po rrezikon fluturimet. Analiza Në kohë normale, dhjetëra mijëra njerëz rezervojnë pushime verore çdo ditë gjatë kësaj periudhe. Por me tensionet në Lindjen e Mesme dhe shqetësimet në lidhje me disponueshmërinë e karburantit të aviacionit, shumë prej këtyre udhëtimeve po ‘ngecin’. 1) Kur rezervoj një fluturim, a kam ndonjë siguri se do të funksionojë? Jo. Kjo nuk ka qenë e vërtetë më parë dhe nuk është ende e vërtetë sot. Këtë herë, e panjohura kryesore është fati i Ngushticës së Hormuzit, i mbyllur që nga fundi i shkurtit, gjë që mund të prishë planet...