Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?
Nisja e muajit të Ramazanit korrespondoi dhe me rritjen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike të Iranit. Afrimi i forcave ushtarake amerikane drejt bazave të saj në Gjirin Persik, kanë vështirësuar negociatat ndërmjet tyre. USS Gerald Ford, grupi i aeroplanmbajtëses më i avancuar në arsenalin e SHBA-ve, mund të mbërrijë në rajon që këtë fundjavë. Megjithatë mjaft forca ajrore amerikane kanë mbërritur tashmë në bazat e tyre në Gjirin Persik, specifikisht në bazat amerikane të Bahrenit dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe. Por nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit mund të bëhet “ndërmjetësja” imponuese që situata mos të përshkallëzojë në Lindjen e Mesme. Një sulm në ditët e ardhshme mund të sjellë një përçarje të aleancës së SHBA-ve me vendet arabe...
Burimi:
javanews.al