“Mrekulli e Krishtlindjeve”, binjaket siameze ndahen me sukses pas disa orësh operacion

“Mrekulli e Krishtlindjeve”, binjaket siameze ndahen me sukses pas disa orësh operacion

“Një mrekulli Krishtlindjesh”. Kështu konsiderohet ndarja me sukses e binjakeve siameze Ailani dhe Alif Palacios Picón në Peru. “Ato janë mirë dhe rikuperimi i tyre na mbush me gëzim”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Luis Quiroz. Binjaket siameze kishin lindur para kohe më 5 tetor në Spitalin Hermilio Valdizán dhe u shtruan në spital më 8 tetor, vetëm tre ditë pas lindjes, me një peshë nën 3 kilogramë. Prindërit e tyre, Marleni Picón dhe Menelio Palacios, ia besuan jetën e vajzave specialistëve. Pas javësh ekzaminimesh të detajuara dhe rezonancash magnetike, një ekip prej më shumë se 16 mjekësh, infermierësh dhe teknikësh ndërmori ndërhyrjen vendimtare. Më 18 dhjetor 2025, pas një operacioni që zgjati rreth tre orë, u realizua ndarja e suksesshme e Ailani dhe Alif....