Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Erëra të forta goditën Francën dhe Britaninë të premten, ndërsa stuhia Goretti përfshiu Evropën Veriore, duke lënë qindra mijëra familje pa energji elektrike. Në Francë, rreth 380 mijë familje mbetën pa energji, kryesisht në rajonin e Normandisë dhe në Bretanjë, njoftoi kompania e shpërndarjes së energjisë Enedis. Gjatë natës, në rajonin Manche në veriperëndim të Francës u regjistruan shkulme ere mbi 150 km/orë, ndërsa në Barfleur u shënua një rekord prej 213 km/orë. Si pasojë, operatori hekurudhor SNCF pezulloi qarkullimin e trenave mes Parisit dhe rajonit të Normandisë. Në Britani, sipas National Grid, rreth 57 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike, pasi stuhia Goretti solli reshje të tjera dëbore pas një jave me temperatura ngrirëse. Qindra shkolla pritet të mbyllen në të gjithë Skocinë dhe...