Moti i keq në Marok, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Moti i keq në Marok, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Moti i keq ka goditur Marokun. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha. Si pasojë e përkeqësimit të situatës më shumë se 150,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre brenda një jave. Të paktën katër persona kanë humbur jetën mes të cilëve edhe një fëmijë dy vjeç. Ndërsa një person rezulton i zhdukur. Pranë zonës së Kenitrës, siç raportojnë mediat e huaja rreth 40,000 persona janë vendosur në tenda.