Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Moti i keq godet SHBA-në, 1,364 fluturime të anuluara dhe 4,267 të vonuara
Mijëra fluturime janë vonuar ose anuluar sot në Shtetet e Bashkuara, për shkak të motit të keq që ka përfshirë shumë rajone të vendit, në një periudhë me fluks të shtuar udhëtimesh për shkak të festave. Këtë e bëjnë të ditur faqja e specializuar për monitorimin e trafikut ajror FlightAware dhe Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (NWS). Sipas parashikimeve, reshje të dendura bore priten në zonën e Nju Jorkut nga mbrëmja e së premtes deri në mëngjesin e së shtunës, si edhe në rajonin e Maleve Shkëmbore. Ndërkohë, në zonën e Liqeneve të Mëdha parashikohen reshje shiu të përziera me borë dhe breshër. Fenomeni i njohur si “lumi atmosferik”, i cili ka sjellë reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje në Kaliforni, pritet të dobësohet drejt fundit të ditës,...