Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki
Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të mërkurë, 25 shkurt, disa pamje nga Portugalia, duke treguar sipas tij, se e njëjta situatë siç ka ndodhur me aksin Librazhd-Prrenjas, ka prekur edhe një bashki të quajtur Torres Vedras. Sipas raportimeve të mediave portugeze një javë më parë, bashkia në fjalë ka raportuar 30 milionë euro dëme si pasojë motit të keq të përfshirë javët e fundit. Ato përfshijnë segmente rrugore, skarpata, mure mbajtëse, godina bashkiake, infrastruktura kanalizimesh, shkolla dhe objekte të trashëgimisë kulturore. Vetëm në këtë bashki të Portugalisë prej 28 janarit ishin regjistruar 1 mijë e 387 incidente të lidhura me motin e keq dhe të shkaktuara nga përmbytjet, rëniet e gurëve dhe rrëshqitjet e tokës. Mes tyre është edhe kjo rrugë, që kreu i qeverisë...
Burimi:
javanews.al