Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike
Një stuhi e fuqishme në përmasat e një uragani goditi Portugalinë dhe Spanjën, duke i marrë jetën të paktën 6 personave në dy vendet. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Portugali, ku mbi 800 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Këto filmime tregojnë dëmet e mëdha që shkaktoi në gjithë Portugalinë stuhia e fuqishme Kristin, që goditi këtë të mërkurë Portugalinë dhe tashmë ka prekur edhe perëndimin e Spanjës. Pesë persona humbën jetën në Portugali si pasojë e incidenteve të shkaktuara nga erërat me fuqi uragani që arritën në 150 km/orë. Katër prej viktimave humbën jetën në Leiria, ndërsa një tjetër në një qytezë në periferitë e Lisbonës. Në qytetin bregdetar Figueira da Foz, erërat e fuqishme rrëzuan edhe një karusel të madh në...
Burimi:
javanews.al