Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Moti i keq godet Emiratet e Bashkuara Arabe, përmbytje në Dubai dhe Abu Dhabi (VIDEO)
Moti i keq ka goditur Emiratet e Bashkuara Arabe këtë të premte. Dubai dhe Abu Dhabi po përballen me probleme serioze pas reshjeve të dendura të shiut. Në shumë zona, rrugët u shndërruan në “lumenj”, uji hyri në njësitë hoteliere dhe qendrat tregtare, ndërsa Autoritetet rekomanduan që të punohet nga shtëpia. Probleme pati gjithashtu me transportin dhe infrastrukturën. Flooding in Dubai, UAE early this morning. pic.twitter.com/P1ctovuz88 — Weather Monitor (@WeatherMonitors) December 19, 2025 Për arsye sigurie, plazhet publike, parqet dhe vendet e njohura të argëtimit u mbyllën përkohësisht, përfshirë Global Village në Dubai. Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, e premtja pritet të jetë dita më e vështirë, pasi kushtet e paqëndrueshme të motit që kanë prekur vendin që nga e shtuna e kaluar pritet të arrijnë kulmin. Meteorologët vlerësojnë se nga...